Në KQZ me kërkesë të LSI-së është duke vijuar rinumërimi i 108 kutive për qarkun e Durrësit, pasi kjo forcë politike kërkon marrjen e një mandati në këtë qark.
LSI e ka humbur për 136 vota mandatin që i takonte të parës në listë, Elona Gurit.
Nga 54 kuti që janë rinumëruar deri tani nuk ka ndryshim rezultati.
Mësohet se PS ka humbur 2 vota, LSI ka marrë 3 vota, ndërsa PD ka humbur 13 vota.