Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar dosjen e ngjarjes së rëndë të vdekjes së 23-vjeçares Evgjeni Baxho.
Megjithëse në fillim u raportua se 23- vjeçarja mund të kishte vdekur si pasojë e heqjes së një dhëmballe, ngjarja është më e komplikuar se kaq.
Në dosjen e vendosur në dispozicion të gazetares Anila Hoxha thuhet se janë marrë në pyetje disa persona, ndër të cilët dhe mjeku që e ka trajtuar atë si dhe një shok i saj me inicialet S.S.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 18 maj, në Tiranë, në lagjen "Ali Demi" në rrugën ‘Teodor Muzaka’.
Ajo çfarë e mbush më më shumë mister ngjarjen është se në trupin e saj janë gjetur dy simbole të panjohura të bëra me lapostil të kuq, nga të cilat, një nga simbolet e shkruar në kurrizin e viktimës ka tre shkronja shpjegon oficerja B,K në dosjen që Top Channel disponon, dhe në pjesën e parme të trupit të viktimës ka të vizatuar një tjetër simbol.