Vendoret në Kushtetuese, më 23 qershor seanca e parë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Shqipëria

Vendoret në Kushtetuese, më 23 qershor seanca e parë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:04
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se ku do të zhvillohet seanca plenare për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Mësohet se për për shqyrtimin e "Zgjedhjeve lokale të 30 qershorit" , është caktuar data 23 qershor, për mbajtjen e seancës së parë.

Vendimi vjen pasi kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademit, ngriti padi lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. 

Zgjedhjet e 30 qershorit, u bojkotuan nga ana e opozitës së bashkuar, duke lënë Partinë Socialiste të vetme në garë.

Ishte kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila më 17 korrik 2019 paraqiti ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me votimet e 30 qershorit, ka bërë të ditur se për këtë situatë ka informuar dhe trupin diplomatik. 

Ademi kërkoi se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike.

Ademi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, përmes të cilës kërkon që procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit të mos njihet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat