Gjekmarkaj befason me deklaratën, zbulon për herë të parë kandidatin që mund të marrë drejtimin e PD

Shqipëria

Gjekmarkaj befason me deklaratën, zbulon për herë të parë kandidatin që mund të marrë drejtimin e PD

Më: 26 maj 2021 Në ora: 21:22
Agron Gjekmarkaj

Duke analizuar zgjedhjet per kreun e Artise Demokratike, deputeti i zgjedhur, Agron Gjekmarkaj thotë se Lulzim Basha momentalisht është dukshëm më fitues dhe protagonist, dhe detyra e tij tashmë është të marrë mandatin e mbrojë partinë.

Cilin do të veçonit si kandidatin që po qaset më afër anëtarësisë së PD, kush po bën fushatën më të mirë të PD?

Gjekmarkaj: Besoj që është garë e pabarabartë, e nxjerr dukshëm Bashën që në nisje protagonist e fitues. Kështu që në këtë Basha është më afër anëtarësisë, realitetit e sigurisë që i jep votuesve.

Tre javë janë më se të mjaftueshme për fushatë elektorale. 12 qarqe ka, takime të grupuara, mëse kohë e mjaftueshme, PD ka vendosur gjithë infrastrukturën në dispozicion. Kadilli u tregua etik, nuk doli nga hoteli por nga selia për konferencë. Rregullat janë të gjitha të shkruara për gjithë kandidatët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat