Një tjetër ngjarje e dhunshme është shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit, që duket se nuk njeh qetësi.
Ngjarja është regjistruar në rrethana ende të paqarta në një nga parkingjet e lokaleve, në qendër të qytetit, rreth orës 21:00.
Si pasojë e këtij konflikti, një person ka përfunduar në spital me fraktura në krah ndërsa një tjetër është dëmtuar më lehtë.
Në këtë përplasje janë përfshirë disa persona.
Për të normalizuar situatën është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja” të cilët kanë ndërhyrë forcërisht, dhe kanë shoqëruar deri më tani dy persona në komisariat.