Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, pritet të nisë nesër një vizitëdyditore në Shqipëri ku ka në plan të takojë Kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashthme Olta Xhaçka dhe kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Vizita vjen pas deklaratave të hapura “pro” hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Roth deklaroi ditën e sotme përmes një postimi në Twitter se “ka ardhur koha që BE të mbajë premtimet për të nisur bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”.
Takimi me Kryeministrin Rama i ministrit të Jashtëm gjerman pritet të bëhet ditën e enjte në orën 18:00. Ndërkohë takimet e tjera me ministren Xhaçka dhe kryetarin e PD-së Basha pritet të zhvillohen të premten.