I ftuar në RTV Ora, sociologu Denis Cerga u shpreh se banorët e Tiranës faturohen për ujë të pijshëm dhe theksoi se një gjë e tillë është e tmerrshme.
Sipas tij borxhet e UKT-së kundrejt OSHEE-së, nuk mund t'i kalojnë si barrë banorëve të Tiranës te çmimi i ujit.
Cerga: Ne faturohemi për ujë të pijshëm dhe një gjë e tillë është e tmerrshme. Ne nuk furnizohemi me 24 orë, edhe pse një gjë e tillë nuk është e vërtetë, madje nuk e jemi afër. Borxhet e UKT-së kundrejt OSHEE-së, nuk mund t'i kalojnë si barrë banorëve të Tiranës.
Kjo nuk është një gjë normale që bëhet. Kryetari i bashkisë aktual e ka rritur çmimin e ujit goxha, madje dha premtime që nuk i ka mbajtur. Nga ana tjetër, këtu nuk kam parë protesta për rritjen e çmimit të ujit, energjisë elektrike apo naftës. Më duket si një apati shumë e madhe.