Diell dhe ulje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria

Diell dhe ulje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Më: 27 maj 2021 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 28°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C në 20°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 23°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat