Ministri gjerman për Europën vizitë 2-ditore në Tiranë, zbulohet axhenda, ja kur takohet me Ramën e Bashën

Shqipëria

Ministri gjerman për Europën vizitë 2-ditore në Tiranë, zbulohet axhenda, ja kur takohet me Ramën e Bashën

Më: 27 maj 2021 Në ora: 09:43
Michael Roth

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth do të zhvillojë një vizitë2-ditore sot dhe nesër në Shqipëri.

Roth do të takojë ministren e jashtme Olta Xhaçka si dhe kryeministrin Edi Rama me të cilin do të ketë sot një konferencë për shtyp.

Ditën e nesërme ai do të takojë edhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Roth ishte dje në një vizitë në Shkup ku konfirmoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar të gjitha kushtet dhe është detyrë e BE të mbajë fjalën dhe çelë negociatat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat