Një ngjarje e rëndë është shënuar në Poliçan.
Policia njofton se është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Q., pasi ky i fundit ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare.
Po ashtu, ai akuzohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E. Q.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Q., 45 vjeç, banues në Tërpan, Poliçan, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 37-vjeçare.
Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj kunatës së tij, shtetases E. Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.