“Mos më bëj si cub mua, se…”/ Kryeparlamentari Ruçi përplaset me deputetin e opozitës së re! Ja debati i plotë

Shqipëria

“Mos më bëj si cub mua, se…”/ Kryeparlamentari Ruçi përplaset me deputetin e opozitës së re! Ja debati i plotë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 10:32
Kuvendi i Shqipërisë

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi janë përplasur në seancën e sotme plenare.

Që në nisje të parlamentit, Kujtim Gjuzi ka kërkuar  nga kryeparlamentari Ruçi që të merren në konsideratë propozimet e deputetëve.

Madje Gjuzi i kujtoi kryeministrit Rama se nëse nuk paraqitet deri në 4 qershor, duhet të dorëzojë mandatin, pasi ka 6 muaj që nuk paraqitet.

Gjatë debatit, Gramoz Ruçi i drejtohet Kujtim Gjuzit, duke i thene: “Mos më bëj si cub”

Ja debati i plote

Kujtim Gjuzi: Në seancën e kaluar unë nuk kërkova interpelancë, por në respekt të nenit 49  pika 3 që do të thotë se nëse deputeti bën një propozim për rendin e ditës propozimi duhet të kalojë me votim të hapur në seancë. Pra i bie që ju të keni shkelur rregulloren.

Unë thirra në cilësinë e presidentit dhe kryeministrit, Sali Berishën dhe nuk e thirra për interpelancë. Në interpelancë nuk vjen kryeministri. Edhe ftoj dhe kryeministrit që ta marrë vesh që në datën 4 qershor i bie 6 muaj që nuk ka ardhur në Kuvend dhe i bie të lërë mandatin.

Gramoz Ruçi: Kolegë deputetë, kryetari i Kuvendit ka detyrimin që të zbatojë kushtetutën, ligjet dhe rregulloret. Pra në asnjë rast nuk i shkel ato dhe nuk fut në pr/ligj ato që bien ndesh me rregulloren. Së dyti nuk hedh në votim asnjë propozim kur është në shkelje të rregullores. Sa të rrosh do mësosh Jetën edhe një muaj e ke, mesa duket nuk ke për të mësuar nga rregullat funksionale në një sistem demokratik.

(Kujtim Gjuzi flet nga vendi)

Gramoz Ruçi: Më mirë i asaj partie që the ti sesa i një partie…O Kujtim, Kujtim ulu ulu.

(Kujtim Gjuzi flet nga vendi)

Gramoz Ruçi:  Mos më bëj si cub mua, se kur të shoh ço ç’më dukesh, kur të njoh çirrem e ndukem thotë populli. Dakord.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat