Dokumenti/ Dyshohet se në qarkun Tiranë 51 qytetarë kanë votuar 123 herë

Shqipëria

Dokumenti/ Dyshohet se në qarkun Tiranë 51 qytetarë kanë votuar 123 herë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:34
KQZ

Pas Qarkut të Shkodrës, ku nga të dhënat dyshohet se 13 qytetarë kanë votuar 34 herë në Qendra të ndryshme votimi, parregullsi janë zbuluar edhe në Qarkun e Tiranës.

Administrata e KQZ ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja PEI se në Qarkun Tiranë, 51 qytetarë dyshohet se kanë votuar 123 herë në qendra te ndryshme votimi.

Sikurse shihet edhe nga dokumenti i siguruar nga “Top Channel”, tre persona kanë votuar nga dy herë me të njëjtën kartë identiteti, në Qendra të ndryshme Votimi. Ndërkohë, me shenjën e gishtit, 48 persona kanë votuar plot 117 herë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat