Prokuroria rihap hetimet për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, do të pyeten sërish punonjësit e Gardës

Shqipëria

Prokuroria rihap hetimet për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, do të pyeten sërish punonjësit e Gardës

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rihapë hetimin për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, më 21 janari të vitit 2011, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Raportohet se Organi i Akuzës ka rihapur hetimet vetëm për Nikën dhe Dedën, pasi për dy të vrarët e tjerë janë mbyllur hetimet dhe ka të dënuar, ndërsa vrasja e tyre mbeti pa autor.

Rihapja e “21 Janarit” për vrasjen e Aleks Nikës bën që të ripyeten edhe njëherë personat që kanë pasur dijeni për ngjarjen, si Garda, si dhe familjarët e të ndjerit.

Gjithashtu, Akuza do të kërkojë edhe rihetim të predhës së gjetur në kokën e Aleks Nikës, e cila në fakt, nga hetimi i parë që i është bërë në Turqi, ka rezultuar se është tërësisht e dëmtuar.

Ishte Policia e Tiranës, që i kërkoi Prokurorisë të rihapë hetimet për ngjarjen e “21 Janarit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat