Ruçi përplaset me Kujtim Gjuzin: Ulu, mos më bëj mua si cub!

Shqipëria

Ruçi përplaset me Kujtim Gjuzin: Ulu, mos më bëj mua si cub!

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:41
Ruçi përplaset me Kujtim Gjuzin: Ulu, mos më bëj mua si cub!

Gjatë seancës së sotme parlamentare u shënua një përplasje mes kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetit të opozitës, Kujtim Gjuzi.

Ky i fundit kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të shkojë në Kuvend, ndërsa Ruçi i tha se nuk ka mësuar asgjë nga rregullat e Kuvendit.

Pjesë nga debati:

Kujtim Gjuzi: Mos mendoni se ne erdhëm këtu për të ikur me zgjedhjet që ju i vodhët. Unë nuk e thirra Berishën të vijë në interpelancë. Rama ka 6 muaj që nuk ka ardhur në Kuvend dhe nëse nuk vjen në Kuvend duhet të lërë mandatin. Jam kryetar i një partie të ngritur nga hiçi dhe jo një partie që ju keni trashëguar nga diktatori.

Gramoz Ruçi: Sa të rrosh do mësosh. Dhe një muaj e ke dhe mesa duket nuk ke për të mësuar rregullat e një Kuvendi në një sistem demokratik. Më mirë e asaj partie që the ti se sa i një partie… o Kujtim… ulu, uluu, ulu! Mos më bëj si cub mua, se kur të shoh se ç’më dukesh, por kur të njoh.. thotë populli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat