Pesë efektivët e rojes bregdetare që lëjuan skafistët në Vlorë të largoheshin janë lënë të lirë nga Gjykata e Apelit.
Masa nga "arrest me burg" ka ndryshuar në masën e sigurisë " detyrim paraqitje."
Avokati pritet nga familjarët me duartrokitje.
Gjykata ka dhënë masën "Detyrim me paraqitje" 5 anëtarët e ekuipazhit të anijes ushtarake “P-116”, Sejfulla Beja, Bledar Bufaj, Roland Cani, Ardit Alikaj, dhe Besmir Meçe.
Pesë roje bregdetare të Forcës Detare u arrestuan për dekonspirimin e një operacioni për goditjen e trafikimit të klandestinëve me gomone më 6 maj.
Ata u akuzuan se gjatë muajit janar kanë lënë të lirë më dashje skafistin Emiljano Likaj, i cili tentoi të trafikojë 55 emigrantë drejt Italisë.
Si ndodhi arrestimi ?
Rojet bregdetare ishin të përfshirë në aksionin e kërkim shpëtimit të datës 8 Janar në grykëderdhjen e Vjosës, pasi gomonia me emigrant pësoi defekt në det.
Por gjatë evakuimit të klandestinëve, ata kanë lënë të lirë të largohen skafistët.
Ishin dëshmitë e 47 sirianëve, 7 iranianëve dhe 1 egjiptiani që kanë hedhur dritë mbi ngjarjen në det të hapur dhe mbrojtjen që rojet bregdetare u bënë trafikantëve.
Sipas dëshmisë ata hipën në anijen 'Bora' bashkë me ta, por 100 metra larg kalatës së portit të veshur me jelek u hodhën në det.
12 ditë më pas, policia vuri në pranga Emiljano Likajn, një 26 vjeçar që bashkë me të paktën dy persona të tjerë mori përsipër tentativën e trafikut me gomone që rrezikoi të prodhojë tragjedi.
Policisë e prokurorisë së Vlorës iu deshën 5 muaj hetime për të zbadhur plotësisht tentativën e trafikut dhe ka bindi Gjykatën duke marrë një masë sigurie për rojet bregdetare.