Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, po bën shqyrtimin e kërkesave ankimore të PD dhe LSI përsa i përket qarkut të Korçës. Po shqyrtohet kerkesa ankimore 43 dhe 48 per këtë qark.
Partia Demokratike ka bërë 3 kallëzime penale lidhur me shkeljet e vërejtura gjatë procesit zgjedhor në këtë qark.
Ndërkohë që gjatë mbledhjes së KAS ku po bëhet shqyrtimi i këtyre kërkesave të paraqitura nga PD dhe LSI, përfaqësuesi i demorkatëve, Marash Logu ka hedhur akuza ndaj qeverisë për shkelje të vazhdueshme gjatë procesit zgjedhor në këtë qark.
Logu ka akuzuar ministrin e mbrojtjes Niko peleshi duke thënë se ai dhe zyrtarë të tjerë publikë kanë ndërhyrë në zgjedhjet e 25 Prillit për të bërë manipulimin e vullnetit të qytetarëve duke përdorur të gjithë aparatin shtetëror të administratës pbulike.
Kujtojmë që sot u mbajt mbledhja e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanskioneve lidhur me shqyrtimin e kërkesave të PD dhe LSI për shkeljet e pretenduara në qarkun e Tiranës, ku u vendos për rrëzimin e tyre.