Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, ka kërkuar që BE të mos i ndajë qytetarët e Ballkanit referuar vaksinave.
Rama tha se ballkanasit nuk duhet të shihen si ata që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe lindore, por të jenë të barabartë kur bëhet fjalë për lëvizjen e lirë.
“Po ndahen ballkanasit në dy kategori. Ata që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe lindore. Shpresoj që të mos jetë kështu. Shpresoj që të na ndihmoni ta përçojmë këtë mesazh. Nuk mund të ndahen njerëzit në kategori, bëhet fjalë për lëvizjen e lirë.”, tha Rama.
Momentalisht, BE u ka dhënë dritë jeshile për të udhëtuar vetëm qytetarëve të vaksinuar me vaksinat e prodhuara në Perëndim. Ende nuk ka një vendim për ata që janë të vaksinuar me vaksina kineze dhe ruse.