Plagosja e 19-vjeçarit, reagon policia: Shpallet në kërkim Kljadi Kodra dhe vëllai i tij

Shqipëria

Plagosja e 19-vjeçarit, reagon policia: Shpallet në kërkim Kljadi Kodra dhe vëllai i tij

Më: 27 maj 2021 Në ora: 19:42
Ilustrim

Policia ka reaguar lidhur me  plagosjen e 19-vjeçarit Reginaldo Kacorri, ngjarje kjo e ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

Sipas policisë janë shpallur në kërkim dy vëllezërit që akuzohen se kanë kryer plagosjen. Ata janë Klajdi Kodra dhe vëllai i tij Aldo Kodra.

"Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit R. K.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për plagosjen me armë zjarri të shtetasit R. K., ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe shpallja në kërkim e tyre.

Dyshohet se shtetasi A. K., në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin K. K., gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin R. K.", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat