Shqipëria po shkon drejt objektivit për 1 milion vaksinime brenda qershorit. Sot numri i të vaksinuarve ka shkuar në 750 mijë, ndërsa shifra bëhet publike nga ministrja Ogerta Manastirliu.
Situata epidemiologjike në Shqipëri është e qendrueshme, pasi ka patur një ulje drastike të rasteve të reja me covid. Për të dytën ditë me radhë nuk u regjistrua asnjë i vdekur nga covid, ndërsa ministria e Shëndetësisë njoftoi se kane rezultuar pozitiv me koronavirus, 20 persona.
Duke vlerësuar situatën pozitive, Komiteti Teknik vendosi sot për lehtësimin e masave. Kështu, duke filluar nga 1 qershori hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme, por ajo do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme dhe në transportin urban.
Gjithashtu ora policore shtyhet më 60 minuta. Megjithatë klubet e natës dhe diskot do të jenë të mbyllura ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.