21 janari/ Hila: Prokurori hap hetim me një fjalë që dëgjon në rrugë! Bushati: Vetëm një debil...

Shqipëria

21 janari/ Hila: Prokurori hap hetim me një fjalë që dëgjon në rrugë! Bushati: Vetëm një debil...

Më: 28 maj 2021 Në ora: 00:52
Andi Bushati, Dritan Hila

Rihapja e dosjes së 21 janarit ka shkaktuar debate të forta në OPEN. Analisti Andi Bushati tha se e gjitha është politike, por ndryshe mendon Dritan Hila.

Sipas Hilës, një prokuror mund të hapë hetim edhe me një fjalë që dëgjon duke ecur në rrugë. Hila tha se Rama nuk ka ndonjë interes nga 21 janari, pasi i ka fituar zgjedhjet.

“ Sot një prokuror mund të hapë hetim me një fjalë që dëgjon në rrugë duke ecur. Kanë ndryshuar rregullat. Kjo është një çështje që kërkon ekspertë, por mund të rihapet. Në botën demokratike ka çështje që zgjasin me vite. Mendoj se kjo çështje është hapur për drejtësi. Rama nuk ka më interes për 21 janarin. Ai i ka fituar zgjedhjet. Kjo nuk është lëvizje politike. Mund të ketë shtysë nga Rama pasi është akuzuar se ka shkelur gjakun e të vrarëve të 21 janarit. Ne kemi qenë një shoqëri e terrorizuar nga Sali Berisha.”, tha Hila.

Andi Bushati e ka quajtur hipokrizi të madhe atë që po ndodh me drejtësinë e re, e cila po hap çështje të mëdha pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Është një hiporkizi e madhe. Pas vrasjes së atyre 4 njerëzve është Sali Berisha. Ata janë demonstrues të vrarë nga pushteti. Unë them pse tallen me gjakun   atyre gjynahqarëve 10 vite më pas. Çfarë drejtësie po funksionon që pas 25 prillit kujtohen të dënojnë Adriatik Lallën, pas 25 prillit hapin Gërdecin e Fatmir Mediut, 21 janarin, Gjykatën Kushtetuese, 30 qershorin. Vetëm një debil nuk e kupton që është një drejtësi që ka pritur rezultatin e zgjedhjeve . Kjo është drejtësia e pavarur? Kjo është një drejtësi që shfrztëzon gjakrat për të mbuluar zgjehdjet. E dimë të gjithë kush e ka bërë krimin e  21 janarit”, tha Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat