Çfarë pritet të ndodhë në shtator me Covid-19, paralajmëron epidemilogu shqiptar

Shqipëria

Çfarë pritet të ndodhë në shtator me Covid-19, paralajmëron epidemilogu shqiptar

Më: 28 maj 2021 Në ora: 17:57
Ilir Alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti analizoi situatën epidemiologjike në vend, ku theksoi se incidenca e infektimeve është me të vërtet e ulët, por virusi është ende prezent.

Alimehmet theksoi se rënia e shifrave është normale gjatë stinës së verës dhe pritet shtatori për të parë nëse do të kemi një valë të tretë ose jo.

Mjeku shprehet se mundësia e një vale të tretë, të cilën ai e cilësoi si prova e zjarrit të shtatorit, do të varet nga shifrat e personave që e kanë kaluar virusin (studim të cilin Shqipëria nuk e ka), por dhe nga shifrat e shtrirjes së vaksinimit në popullatë.

“Kjo varet shumë nga dy elemente, e para sa % e njerëzve e kanë kaluar dhe ne nuk e kemi këtë të shifër të saktë por e kemi me të dhëna indirekte. Një tjetër e dhënë indirekte do na vij nga Kosova pasi aty po bëjnë një studim të tillë. Duke kujtuar se shumica e turistëve që do të vijnë në verë janë nga Kosova dhe kjo do të na japë në të dhënë.

Do të varet nga gjithashtu nga numri i të vaksinuarve. Ju i dini shifrat e vaksinimeve, janë publike dhe plani sa pritet të vaksinohen.

Gjithë ideja është të jetë sa më i lartë ky numër për t’i bërë ballë stinës së vjeshtës dhe dimrit. Vjeshta dhe dimri janë prova e zjarrit jo stina e verës. Në stinën e verës shifrat do të bien.

Rreziku është për shtatorin, por edhe për këto ditë se ka rreth 20 bashkombas tanë të cilët rezultojnë të infektuar.

Bëhen 3 mijë teste në ditë dhe rezultojnë 20 të infektuar, çka do të thotë se incidence me të vërtetë është tepër e ulët, por po të shihni me kujdes të dhënat incidenca është më e lartë në zonat dhe bashkitë e largëta.

Vala e parë preku Tiranën, vala e dytë preku qytetet e tjera dhe tani vala tretësore po prek bashkitë e largëta si Puka, Librazhdi, të cilat dhe nga të dhënat rezultojnë me incidencën më të lartë aktuale”, tha Alimehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat