Pakënaqësitë në PS/ Bushati pasi u nxorr jashtë liste nga Rakipi: Disa i patën “krahët” më të ngrohta

Shqipëria

Pakënaqësitë në PS/ Bushati pasi u nxorr jashtë liste nga Rakipi: Disa i patën “krahët” më të ngrohta

Më: 28 maj 2021 Në ora: 18:59
Ervin Bushati

Ervin Bushati pranoi se në Partinë Socialiste pati lobime gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Kreu i PS-së për Tiranën e tha këtë deklaratë ditën e sotme në “7 pa 5” në “Vizion Plus”.

Bushati argumentoi se diçka e tillë ndodhi sepse në PS u lobua për emra të tjerë, madje shtoi se disa figura i patën “krahët” më të ngrohta.

“Ka qenë një efeket psikologjik, shumica e njerëzve duke menduar se je në zonë të sigurt, i kanë bërë një qokë, duke ia dhënë dikujt tjetër që mund të ishte në një vend më të pasigurt. Gjithashtu, ishte një proces jo i menaxhuar mirë nga ana administrative. Pati lobime të ethshme për emra të tjerë brenda PS-së, që shpeshherë patën mbështetje nga grupe më të mëdha sesa një deputet.”

Ervin Bushati nuk shpreh keqardhje për rezultatin dhe nuk ngurron ta quajë veten hero.

“Nuk kam asnjë peng, po të kthehesha, do të bëja 100 herë të njëjtën gjë. Unë jam lodhur shumë dhe nuk mund të hidhja punën time të dy viteve poshtë. Jemi të fituar, jemi me kokën lart. Çdo fitore e madhe, ka një hero të vogël. Nëse ai jam unë, aq më mirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat