Plagosje në Borsh? Policia del me informacionin zyrtar

Shqipëria

Plagosje në Borsh? Policia del me informacionin zyrtar

Më: 28 maj 2021 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Policia ka reaguar pas publikimit të një lajmi ku raportohej për një plagosje në Borsh.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia njofton se nuk bëhet fjalë për plagosje, por për një incident.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media e rrjete sociale, për të shtëna me armë zjarri në Borsh dhe për pasojë është plagosur një shtetas, sqarojmë opinion publik se lajmi është i pavërtetë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë kanë kryer të gjitha verifikimet.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. G., 34 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se si pasojë e humbjes së ekuilibrit, është rrëzuar mbi xhamin e një lokali në Borsh, duke marrë dëmtime të lehta, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

DVP Vlorë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar anonimatin të sigurt dhe reagim të shpejtë e të paanshëm të Policisë, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat