Duke komentuar zgjedhjet në PD për kreun e PD, analisti Artan Hoxha thotë se është me rëndësi që ka garë të vërtetë dhe jo konkurrentë të stisur.
Ai nënvizon se gara është e pabarabartë për shkak se Lulzim Basha është de facto dhe de jure kryetar i PD aktualisht ndërsa vijon fushata.
Hoxha: Më e rëndësishmja është se ka garë të vërtetë, nuk ka konkurrentë të sajuar fiktivë. Ka konkurrentë më ambicie të vërtetë për tu bërë kryetarë të asaj partie përveç Lulzim Bashës. Kjo filloi që me kandidatin e parë që shpalli kandidaturën e tij, Fatbardh Kadilli, një demokrat i ditëve të para dhe eksponent i asaj partie në nivelet nga më të lartat dhe me goxha përvojë politike , shoqërore dhe mediatike.Kemi garë. Së dyti, ka përpjekje të mira që strukturat e PD të mos jenë të mirësjellta me kryetarin aktual dhe të zhurmshme dhe rromujaxhie me kandidatët.Po bëhen takime normale me njerëz që duan të dëgjojnë platformat e kandidatëve dhe mirëpriten nga strukturat lokale të partisë.
Vite më parë strukturat e partisë ishin goxha agresive deri dhe ofenduese ndaj kandidatëve alternativë. Nuk është garë e barabartë sepse Lulzim Basha është de facto dhe de jure është kryetar dhe ka shumë më tepër ndikim në strukturat e partisë. Së dyti Lulzim Basha vjen nga një garë që megjithëse nuk e fitoi, gjithë strukturat e partisë brohoritën emrin e tij dhe kjo është një lidhje shpirtërore që është e vështirë të prishet. Nga ana tjetër kandidatët artikulojnë vërejtje me të drejtë që qëndrojnë për zotin Basha, vonesa e nxjerrjes së ekipeve në terren. Energjizimi i gjithë individëve. Kam parë plot demokrat që vinin vërdallë gjatë fushatës, nuk dinin çfarë të bënin, nuk kishin marrë detyra. Edhe oponenca është konstruktive. Po dëgjohen të gjithë kandidatët.