Në 26 qershor të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ai u dënua për një vepër për të cilin nuk është akuzuar.
Gjykata e Posaçme e Apelit argumentoi atëherë, se gjykata e shkallës së parë e ka dënuar Saimir Tahirin për shpërdorim detyre, vepër për të cilin nuk është akuzuar.
Sipas saj prokuroria ka hetuar ish-ministrin Tahiri për përfshirje në organizatë kriminale (Çështja Habilaj), gjë që e bën përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera nga kjo organizatë, ndaj vendosi rihetim nga e para.
Gjithashtu u argumentua se me vendimin ndaj Tahirit gjykata e shkallë së parë ka shkelur Kodin e Procedurës Penale, pasi ka ngritur akuza, për të cilat ai nuk është hetuar.
Gjykata e Posaçme e Apelit argumentoi gjithashtu se vendimi i gjykatës së Katanias në Itali, për pushimin e hetimeve ndaj Saimir Tahirit, nuk mund të merret si provë gjatë procesit gjyqësor, pasi nuk përmbush kushtet ligjore si i tillë.
Këtë vendim i cili ja rëndon jashtëzakonisht shumë akuzat Saimir Tahiri e apeloi në Gjykatën e Lartë .
Ndërkohë mësohet se së fundmi, Gjykata e Lartë, ka ndryshuar relatorin e çështjes së ish-ministrin të Brendshëm Saimir Tahiri.
Relatori i ri është Sandër Simoni i cili zëvendëson Ilir Pandën, i caktuar si relator i çështjes në shtator 2020.
Në 26 qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, e cila e dënoi me me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove, duke e kthyer për rigjykim gjë që do të thotë se do të ketë akuza të reja edhe më të rënda.