Një megaoperacion po zhvillohet mëngjesin e sotëm në Krujë dhe Fushë-Krujë.
Dosja ka mësuar se operacioni vjen pas sinjalizimit nga Guardia de Finanzia se disa parcela me kanabis janë mbjellë në disa zona të Krujës.
Pjesë e operacionit janë FNSH dhe RENEA.
Në terren ndodhet edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili drejton operacionin, bashkë me Gjovalin Lokën.
Deri më tani janë arrestuar 7 persona. Policia e Shtetit i ka gjetur parcelat dhe ka nisur asgjësimi i tyre përmes djegies.