Besnik Bojaku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës pasi mbeti i plagosur nga shpërthimi i fabrikës së tullave në Maminas. Saldatori 57 vjeçar u dërgua me urgjecë në spital dje, por sot u njoftua se ai kishte ndërruar jetë.
Djali i tij u shpreh sot se babai kishte shkuar në spital me një shkallë të lartë të djegies në trup, por askush nuk ishte interesuar për gjendjen e tij shëndetësore. “98% e trupit ishte i djegur”, tha djali i Bojakut. Për Fax News, ai tha se babai i kishte pohuar që dikush kishte hapur gazin në fabrikë.
“Shqetësimi im është se djeshme nuk u paraqit askush për të parë babain tim se çfarë i kishte ndodhur. Askujt nuk i ndodhi asgjë, ishin 120 vetë. Ai ishte djegur 100% dhe më thoshte se dikush ka hapur gazin. Ai kishte 40 vite eksperiencë.
Ato që di do ti nxjerr para drejtësisë, po pati drejtësi. Mjeku ka qenë shumë i mirë, ishte një djalë i ri dhe e ka ndihmuar shumë babain. Ai që kur erdhi këtu ishte 98% i djegur”, tha djali i Bojakut.