Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të shtunë në zonën e Krujës, ndërsa raportohet se autoritetet kanë gjetur dhe shkatërruar kubikë me bimë narkotike.
Aksioni u ndërmor nga RENEA, FNSH e Tiranës, FNSH e Fierit dhe Policia e Durrësit. Siç raportuam më herët, autoritetet zbuluan edhe një laborator droge i zhvilluar brenda një ndërtese ku janë përdorur llamba dhe ventilatorë për rritjen e kanabisit.
Nga ana tjetër, sasi e bimëve të gjetura në terren është asgjësuar përmes djegies.
Operacioni u drejtua nga krerët më të lartë të policisë; Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike, Gjovalin Loka.
Deri më tani janë zbuluar 10 parcela me të mbjella me kanabis në Krujë dhe Fushë-Krujë, të cilat ishin kamufluar si sera gjigante.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/29/auto_-640-0-60b22e6f80b951622291555.jpeg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/29/auto_-640-0-60b22e6f361fd1622291550.jpg)