Megjithëse 1 qershori kur masat lehtësuese anticovid do të hyjnë në fuqi, në rrugët e kryeqytetit shikon pak kënd që të mbajë maskë.
Neglizhencës së kalimtarëve iu bashkohen edhe efektivët që nuk ushtrojnë kontrolle.
Megjithatë, ka edhe nga ata që thonë se maskën do e mbajnë edhe pasi ato të mos jenë të detyrueshme.
“Do ta mbaj, nuk kam pasur gjë të keqe nga maska” thote një qytetare.
Ndryshimet e masave anticovid, janë pritur mirë nga qytetarët, të cilët vlerësojnë menaxhimin e situatës.
Ndryshimi i orës policore, për disa nuk ka bërë aspak ndryshim, thonë se nuk kanë pasur të nevojshme shërbimet pas orës 22:00.
Por për të tjerë, mbyllja në shtëpi pas orës 22:00 i ka penguar shumë.
Në opinionin e tyre lehtësimi i kufizimeve anticovid, do të sjell përfitime për bizneset e sidomos për turizmin.
Nga data 1 qershor, komiteti teknik i ekspertëve vendosi që ora policore të vendoset nga ora 23:00 deri në 6 të mëngjesit, muzika do të lejohet edhe një orë më shumë duke e cuar në orën 22, ndërsa maskat nuk do të jenë të detyrueshme për ambinetet e jashtme.
Nga data 15 qershor grumbullimet do të lejohen derii në 50 persona, e pas 1 korrikur ora policore do të shtyhet edhe me një orë tjetër.