Dy nxënëse 13 vjeçare kanë përfunduar në spital ndërsa ndodheshin me ekspeditë mësimore nga Tirana.
Policia lokale e Korçës bën me dije se nxënëset kanë drekuar në një lokal në Tushemisht dhe rreth 17:00 kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Fatmirësisht, ato janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.