Ndodh e papritura gjatë fjalimit të kandidates për kreun e PD-së

Shqipëria

Ndodh e papritura gjatë fjalimit të kandidates për kreun e PD-së

Më: 29 maj 2021 Në ora: 19:50
Edith Harxhi

Një incident ka ndodhur gjatë fjalimit të kandidates për kreun e PD-së, Edith Harxhi.

Mësohet se ajo është ndërprerë 2 herë.

Shkak është bërë një anëtar i PD-së, i cili herë pas herë komentonte fjalimin e bërë nga Harxhi, ku dëgjohej “nuk duam të dëgjojmë përralla”.

Kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka pasur kritika për mënyrën se si funksionon kjo parti. Duke e quajtur 8-vjeçarin më të vështirë në opozitë, Harxhi tha se PD nuk dëgjon fjalën e degëve në rretheve.

“8 vjeçari më i vështirë i PD në opozitë, me qeverisjen mjaft të dobët të Ramës, ka bërë që kjo opozitë të jetë më pak e mundur për të bërë aq sa duhet, por angazhimi juaj me strukturat jo vetëm duhet të vlerësohet, por ne të gjithë hyjmë e dalim në seli, por harrojmë atë që bëjnë strukturat, prandaj unë ju falënderoj. Në qendër nuk dëgjohet fjala e degëve”, tha Harxhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat