Vera 'përzë' Covidin, Shehu: Problemi është se çfarë do të ndodhë vjeshtën dhe dimrin që vjen

Shqipëria

Vera 'përzë' Covidin, Shehu: Problemi është se çfarë do të ndodhë vjeshtën dhe dimrin që vjen

Më: 29 maj 2021 Në ora: 22:41
Tritan Shehu

Pranvera me motin e ngrohtë dhe fushata e vaksinimit kanë sjellë ulje të numrit të rasteve me Covid në Shqipëri dhe botë.

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehu, problemi me pandeminë është se çfarë na ofron e ardhmja në përfundim të stinës së verës.

Shehu: Për imuzimin e popullsisë duhet të vaksinohet 80% e popullsisë. Sot jemi 26.30%. Me këtë ritëm sa kohë do të duhet? Kemi edhe problemin e cilësisë së vaksinimit, janë vaksina të pasigurta dhe të pacertifikuara nga EMA.Kanë efektivitet 30%. Kjo periudhë e kësaj vere do të jetë me numër të ulët të rasteve problemi është se çfarë do të ndodhë vjeshtën dhe dimrin që vjen.

Si deputet i zgjedhur në Gjirokastër, Shehu thotë se ky qark ka numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid në Shqipëri për 2020 dhe për këtë bën përgjegjëse qeverinë.

Shehu: Dua ta filloj me një akuzë shumë të rëndë për veprën kriminale të kësaj qeverie mbi Gjirokastrën. Gjirokastra ishte qyteti më vdekjet më të larta në 2020 në Shqipëri, kishte 1555 vdekje për 100 mijë banorë si qark, kurse Tirana 780 vdekje për 100 mijë banorë në terësinë e saj. Gjirokastra ka një numër vdekjesh disa herë më të lartë se Tirana dhe disa herë më të lartë se mesatarja e viteve të kaluara. Në Gjirokastër në mënyrë të papërgjegjshme vetëm për një propagandë ky regjim plasi bombën biologjike të Covid me Retron e tyre të famshme dhe aktivitete të tjera.

Nga ana tjetër Shehu përsërit akuzat për fshehjen e vdekjeve nga Covid nga Ministria e Shëndetësisë.

Zyrtarisht kjo e fundit që nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot raporton 2,449 humbje jete.

Por Shehu në intervistën për Ora News me gazetaren Matilda Mcini  flet për 15 mijë vdekje më shumë nga janari e deri më sot, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të viteve të tjera.

Shehu: Jemi me pasoja kastrofale për të gjithë Shqipërinë nga kjo epidemi Covidi.Shqipëria ka 15 mijë vdekje më shumë që nga janari 2020 deri më sot në krahasim me këtë periduhë të viteve të kaluara. Kujt i dedikohen? Çfarë ka ndodhur në Shqipëri, luftë, kolera, përmbytje masive, ka qenë vetëm Covid që si pasojë e keqmenaxhimit të thellë shqiptarët e paguajnë me 15 mijë jetë të humbura, me shëndet të shkatërruar dhe sot akoma të invalidizuar një pjesë e madhe dhe me ekonomi të shkatërruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat