Nëse Kuvendi e shkarkon, Kushtetuesja duhet ta vendosë brenda 3 muajve për fatin e Metës

Shqipëria

Nëse Kuvendi e shkarkon, Kushtetuesja duhet ta vendosë brenda 3 muajve për fatin e Metës

Më: 29 maj 2021 Në ora: 22:43
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thotë se nga kjo dere do dale vetëm në korrik të vitit 2022, por socialistët duan ta nxjerrin atë nga presidenca shumë më shpejt. Me 10 qershor në Kuvend votohet kërkesa për shkarkimin e tij nga detyra me akuzën se ka shkelur 16 nene të Kushtetutës.

Propozimi për shkarkim ardhur nga godina e Kryesisë së Kuvendit disa qindra metra larg presidencës tregoi vendosmërisë e shumicës së Edi Ramës për ti dhënë Ilir Metës titullin president në detyrë por i shkarkuar nga parlamenti.

I etiketuar si një dinozaur i politikës shqiptare presidenti Ilir Meta me komentet për komisionin hetimor i ngjan një qetësie përpara një furtune të madhe.

Nëse për Edi Ramën përplasja finale me Ilir Metën duke votuar në parlament shkarkimin e tij, mban datën 10 Qershor ajo e Ilir Metës me Edi Ramën është në momentin kur fituesi 25 Prillit do ti kërkojë dekretimin e qeverisë së re Rama 3, pasi zoti Meta deri atëherë do të vijojë të jetë bujtës i godinës presidenciale.

Megjithëse gjykata kushtetuese me vendimin e disa ditëve më parë i tregoje Presidentit dhe Kryeministrit vetëm kufijtë kushtetues për dekretimin e ministrave, Edi Ramës do ti duhet të ngjisë shkallët e presidencën për të marrë bekimin e presidentit për kabinetin e tij të tretë qeverisës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat