Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Mamurras të Kurbinit. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor 45-vjeçar i cili ka ndërruar jetë.
Rraportohet se i ndjeri është Besim Seli nga fshati Gjorm i Kurbinit. Ndërkaq Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin mjetit.
Aksidenti ndodhi në aksin e vjetër Laç-Mamurras, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat.
Njoftimi paraprak
Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.