“A e kemi fituar plotësisht betejën me armikun e padukshëm?”

Shqipëria

“A e kemi fituar plotësisht betejën me armikun e padukshëm?”

Më: 30 maj 2021 Në ora: 09:45
Tritan Kalo

Mjeku infeksionist Tritan Kalo, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për situatën epidemiologjike në vend.

Ndërsa ka publikuar një foto nga korridori i Urgjencë së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, Kalo thekson se ndërgjegjësimi i qytetarëve, përkujdesja e stafit mjekësor si edhe vaksinimi në vijimësi i grupeve të rriskuara po jep rezultate pozitive.

“Por a e kemi fituar plotësisht betejën me armikun e padukshëm?”.

Mjeku infeksionist shprehet se ende nuk mund të thuhet se beteja më këtë sëmundje të rëndë është fituar, ndërsa shton se periudha më e vështirë ka kaluar.

“Përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh nuk duhet nënvlerësuar, sidomos në këtë stinë ku “gëlojnë” infeksione nga dhjetëra e dhjetëra viruse, bakterie, mykura e parazitë të tjerë…. Mirëbesimi dhe mirëkuptimi mes nesh kurrë nuk duhet të mungojë edhe në vijimësi….Together forever!!!”, shkruan Kalo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat