Profili i ambasadores Yuri Kim, Ambasada e SHBA jep informacione

Shqipëria

Profili i ambasadores Yuri Kim, Ambasada e SHBA jep informacione

Më: 30 maj 2021 Në ora: 10:52
Yuri Kim

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një prezantim të detajuar të ambasadores Yuri Kim, duke përmendur pozicionet që ajo ka mbajtur në karrierën e saj.

Përmes një postimi ambasada shkruan se Yuri Kim ka mbajtur pozicione të rëndësishme, ndërsa mori detyrën e re si ambasadore e SHBA në Tiranë në janar të 2020.

Vetë Yuri Kim ka prezantuar 3 prioritete e saj kur erdhi në Tiranë, duke thënë se ato janë forcimi i demokracisë, mbrojtjes dhe rritjen e marrëdhënien ekonomike.

Postimi:

 "Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Një diplomate karriere, Ambasadorja Kim ka punuar mbi politika kyçe të jashtme dhe sfida të sigurisë kombëtare në të gjithë Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ajo ka qënë Drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e gjerë të Mesdheut Lindor, si dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Gjithashtu, ajo ka qenë më parë Shefe Kabineti e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ajo ka qenë Asistente e Veçantë e Sekretarit të Shtetit Colin Poëell, si dhe Asistente e Veçantë e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet jashtë vendit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim mban një diplomë nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master nga Universiteti i Kembrixhit", 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat