Një automjet ka dalë nga rruga duke humbur kontrollin në kryqëzimin e Pllanës në Lezhë.
Burime policore bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti 2 persona që ishin pasagjerë në automjet kanë mbetur të plagosur.
Ata janë transportuar drejt spitalit Rajonal të Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.