“Nuk është çështje karrigeje”, Julian Deda komenton zgjedhjet në PD, jep mesazhin e fortë

Shqipëria

“Nuk është çështje karrigeje”, Julian Deda komenton zgjedhjet në PD, jep mesazhin e fortë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:24
Julian Deda

I pyetur për zgjedhjen e liderit të PD-së në 13 qershor, aktori Julian Deda  u përgjigj se drejtimin e një partie nuk ta jep askush, atë duhet ta fitosh vetë nëpërmjet ndryshimit që ofron.

“Të gjithë kanë të drejtë të kandidojnë në bazë të kritereve që duhet të plotësojnë.

Nëse dikush do të bëhet kryetar i Partisë Demokratike, duhet ta marrë atë vend, jo t’ja japin. T’i thuash tjetrit ik ti të vijë unë, është të ta japin vendin, jo, drejtimin e PD-së duhet ta marrësh me votë, duke bindur demokratët, duke treguar që programi që ti ke vlen më shumë. Në këtë sens gara është plotësisht e hapur.

Kjo lufta ik ti të vi unë, nuk është çështje karrigeje kjo është çështje organizimesh, ka të bëjë me njerëzit”, u shpreh Juli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat