Greqia ka vendosur që të shtyjë sërish masat kundër përhapjes së virusit me Shqipërinë, duke mos lejuar kështu që shqiptarët të dalin jashtë kufirit.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada greke në Tiranë, ku në një njoftim në rrjetet sociale, bën me dije se hyrja drejt Greqisë do të jetë e ndaluar deri më datë 7 Qershor 2021.
Ndërkohë hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
“Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, mbeten në fuqi ashtu siç janë sot, deri në datën 7 qershor 2021”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në vendimin e fundit, Greqia vendosi të hapë kufirin me Shqipërinë vetëm për punëtorët sezonale, e vlefshme kjo deri në datë 31 maj. Ndërkohë kategoritë e tjera nuk lejohen drejt shtetit fqinj.