Pesë qytetet ku u gjetën njerëz të infektuar me koronavirus 24 orët e fundit në Shqipëri

Shqipëria

Pesë qytetet ku u gjetën njerëz të infektuar me koronavirus 24 orët e fundit në Shqipëri

Më: 30 maj 2021 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë u testuan për Covid-19, 2,170 qytetarë, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 prej tyre.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Pesë raste në Tiranë, tre raste në Berat, 2 në Shkodër dhe nga një rast në Elbasan dhe Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Një ditë më parë ishin 41 të shtruar dhe gjashtë persona nën terapi intensive.

Prej mëse një jave nuk ka asnjë person të intubuar e megjithatë vdekjet janë ende të pranishme. Dje ka humbur jetën një qytetar nga Prrenjasi, 61 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,308 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në të gjithë vendin, veç 43 të shtruarve janë nën kurim shtëpiak edhe 508 qytetarë të moshave të ndryshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat