Shqipëri me vetëm 12 raste të reja me COVID-19/Janë aplikuar më shumë se 700 mijë vaksina

Shqipëria

Shqipëri me vetëm 12 raste të reja me COVID-19/Janë aplikuar më shumë se 700 mijë vaksina

Më: 30 maj 2021 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19, ndërkohë një person ka ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.309 prej të cilëve 2.450 persona kanë vdekur.

Gjithashtu janë shëruar edhe 93 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve në gjithsej 129.308 dhe raste aktive aktualisht janë 551.

Institucionet shëndetësore kanë kryer 2.170 testime të tjera ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 717.696 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi në janar janë kryer mbi 770 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat