Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar. Mësohet se viktima është vorio-epirot dhe është identifikuar si Aristides Pappas.
Në vendin e ngjarjes shihet edhe nëna e viktimës, e cila mes lotësh thotë: “Të hëngrën shqiptarët”.
Informacionet e para thonë se vrasja e tipit mafioz ka ndodhur për shkak të larjes së hesapeve, pasi 34-vjeçari ka qenë një person i njohur për drejtësinë greke.
Ai më parë është akuzuar për grabitje dhe trafik droge, ka qenë edhe i dënuar, ndërsa i janë bërë edhe tre atentate të tjerë.