I ftuar në Ora News, studiuesi Agim Baçi u shpreh se Rama ka bashkuar shtetin me partinë dhe bërë të mundur që çdo votë në këtë vend me varfëria është kanalizuar në hullinë e Partisë Socialiste.
Sipas tij, beteja e opozitës tashmë është vetëm morale dhe se nuk pret të ketë ndonjë ndryshim rezultati lidhur me 25 prillit.
Baçi: Rama ka bashkuar shtetin me partinë dhe bërë të mundur që çdo votë në këtë vend me varfëria është kanalizuar në hullinë e Partisë Socialiste. Vetë thyerja e Kodit Zgjedhor ishte hapi i parë nga qeveria, pastaj janë shumë prova, por që janë rrëzuar në KAS dhe në Kolegj do t'i refuzojnë si prova. Unë mendoj se kjo vlen vetëm si një beteje morale e PD-së. Unë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim rezultati lidhur me 25 prillit. Kështu opozita ka ndërmarrë një aksion për të treguar deri në kuvendin e shtatorit se qeveria nuk ka moral dhe i ka grabitur votat.
Ndryshimi ligjor i njëanshëm që u bë, arriti që të bëjë atë që bëri me 25 prill ku 100 mijë vota marrin po aq deputetë sa 30 mijë vota. Unë nuk besoj se nuk e ka kuptuar që votat në vendin tonë janë blerë. Rama po mundohet që ti bindë shqiptarët se vjedhja e votës është diçka normale dhe ta pranojnë të keqen.
Baçi tha se shpreson që opozita në vend të mos shihet si një ardhje në pushtet për disa vende pune, por si një alternativë për rrotacion.
Baçi: Qeveria mund të vazhdojë të manipulojë edhe zgjedhjet e ardhme. Për këtë gjë nuk e ndalon kush, prandaj është i rëndësishëm roli i opozitës. Unë shpresoj që opozita në vend të mos shihet si një ardhje në pushtet për disa vende pune, por si një alternativë. Edhe Merkeli është prej disa mandatesh në pushtet, por opozita nuk e ndjen se nuk ka ardhur në pushtet, ndërsa këtu e ndjen shumë se ne kemi kulturë të dobët të dobësisë. Prandaj na duhet një rrotacion, për të ndalur këtë drogimin me pushtet.