Shtyjini planet për plazh, parashikimi i motit për javën në vijim

Shqipëria

Shtyjini planet për plazh, parashikimi i motit për javën në vijim

Më: 31 maj 2021 Në ora: 06:47
Ilustrim

Edhe pse për pak kohë hyjmë në stinën e verës, moti ende vijon të jetë i paqëndrueshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e nesërme (e hënë) moti parashikohet fillimisht me diell, por nga orët e mesditës deri ato të pasdites ka shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, por lokalisht reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkareksa elektrike dhe breshër.

Po njësoj parashikohet edhe dita e martë, e cila do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme. Por, ndryshe nga e hëna, reshjet do të jenë me intensitet të ulët në formë pikash dhe vetëm lokalisht, në male, në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Duke nisur nga dita e mërkurë, deri ditën e premte, mbi territor fillon qarkullimi i masave ajrore të qëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në orët e mesditës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat