Shkarkimi i Metës, Kuvendi cakton datën e votimit të raportit

Shqipëria

Shkarkimi i Metës, Kuvendi cakton datën e votimit të raportit

Më: 31 maj 2021 Në ora: 08:48
Kuvendi i Shqipërisë

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet sot në orën 11:00 për të caktuar datën e seancës se kur do të diskutohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Krahas saj, Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë edhe rreth kohës së debatit që do të zhvillohet në këtë seancë kaq të rëndësishme të Kuvendit.

Më 28 maj, komisioni hetimor parlamentar miratoi raportin për shkarkimin e presidentit.

Sipas raportit u konstatuan 16 shkelje që kreu i shtetit kishte bërë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat