Vijon aksioni anti-drogë në Krujë, një ditë më parë u arrestuan 16 persona dhe u godit një laborator kanabisi

Shqipëria

Vijon aksioni anti-drogë në Krujë, një ditë më parë u arrestuan 16 persona dhe u godit një laborator kanabisi

Më: 31 maj 2021 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Vijon aksioni anti-drogë në rrethin e Krujës.

Një ditë më parë uraportua se kanë rënë në pranga 16 persona dhe në kërkim janë shpallur 24 të tjerë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Agimi”, të zhvilluar në zonat e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë, për parandalimin e kultivimit të kanabisit,

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 makina dhe prova të tjera materiale.

Shërbimet e policisë kontrolluan sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat