KAS ka rrëzuar kërkesën e PD-së dhe LSI-së për përsëritje zgjedhjesh në qarkun e Korçës.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritje të tyre në Qarkun e Korçës dhe Elbasanit.
“KAS pasi e vlerësoi çështjen dhe provat e paraqitura vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-AN, rrëzimin e paraqitur nga LSI, lënien në fuqi të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha KAS.
“Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit” , deklaroi KAS.
Kujtojmë që PD dhe LSI, ankimuan rezultatin e zgjedhjeve në këto dy qarqe, me arsyetimin, se Partia Socialiste i ka manipuluar, përmes shit-blerjes së votës.
Tani pritet që të merret vendimi edhe për qarkun e Fierit.