Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë Bexhet Ziajin, përgjegjësin teknik të fabrikës së tullave në Maminas që u përfshi nga zjarri të premten, 28 maj.
Në seancën e sotme për masën e sigurisë, gjykata vendosi "detyrim paraqitje" për 67-vjeçarin.
Ai u arrestua me akuzën për mosrespektim të rregullave të mbrojtjes në punë.
Nga zjarri në fabrikë veç dëmeve kolosale në fabrikë mbeti i plagosur rëndë edhe punëtori Besnik Bojaku, i cili ndërroi jetë në spital një ditë më pas.