Një aksident i trefishtë është shënuar mesditën e sotme në rrugën e “Don Boskos” në Tiranë.
Nga njoftimi i policisë mësohet se janë përfshirë në përplasje dy makina dhe një motor.
Nga ky aksident deri tani rezulton i plagosur drejtuesi i motorit.
Informacion paraprak i policisë
Më datë 31.05.2021, rreth orës 12:20, në rrugën “Don Bosko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues V. F me mjetin me drejtues A. H dhe me mjetin motorr me drejtues A. B. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit A. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.