Rinis kolaudimi i makinave/ Pas 5 muajsh pezullimi nga sot bëhet kontrolli teknik i mjeteve

Shqipëria

Rinis kolaudimi i makinave/ Pas 5 muajsh pezullimi nga sot bëhet kontrolli teknik i mjeteve

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Pas gati 5 muaj pezullim ku mjetet kanë qarkulluar në të gjithë vendin pa një certifikatë të kontrollit teknik, ka rinisur këtë të hënë kolaudimi i mjeteve. Kategoritë e para që do të marrin këtë shërbim që tashmë do të ofrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit janë mjetet e transportit ndërkombëtar të mallrave e udhëtarëve si dhe mjetet që nuk kanë kryer asnjëherë kolaudimin, për të vijuar gradualisht me pjesën tjetër të mjeteve.

Ky proces ka nisur pjesërisht pasi mjetet e përdorura do të duhet të presin ende për kryerjen e këtij procesi, pasi aktualisht po ofrojnë shërbim 7 qendra të kontrollit teknik nga 14 që janë në total.

Drakuli Lumi, drejtor i Qendrës së Kontrollit Teknik shpjegon edhe arsyet e zvarritjes së këtij procesi për një periudhë 5-mujore si dhe procedurën që do të ndiqet për kolaudimin e mjeteve për përdorim personal.

“Ngërçi ka qenë sepse tashmë është aplikuar një sistem i ri, i ndryshëm nga sistemi që ishte më parë. Kjo ka qenë koha fizike e nevojshme për implementimin e ri të këtij sistemi informativ, pra kalimit të shërbimit nga një operator tjetër që e ofronte në kalimin e shërbimit në operatorin tonë që është drejtoria e Transportit.

Sa i përket mjeteve për përdorim personal, pra veturave të cilave u skadon ose u ka skaduar afati i kolaudimit ato duhet të paguajnë taksat dhe policën e sigurimit dhe afati tyre kalon pas një vitit tjetër.

Me ndryshimet e reja të Kodit Rrugor afati i vlefshmërisë së kolaudimit zgjatet për të gjitha mjetet. Tashmë, mjetet e përdorura do ta kryejnë kontrollin teknik çdo 2 vjet, për mjetet e reja me 0 km kolaudimi nuk do të kryhet në tre vitet e para ndërsa taxitë, ambulancat e mjetet e transportit

do ta kryejnë atë çdo vit, nga 6 muaj që ishte deri më tani.
Prej janarit të këtij viti shërbimi i kolaudimit i kaloi shtetit për t’u rivënë këtë të hënë në funksion, pas përfundimit të kontratës koncesionare mjaft problematike me SGS Albania.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat